Kryetari Jashari priti në një vizitë Halit Krendali nga Rahoveci

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari priti në një vizitë, Halit Krendali nga Rahoveci së bashku me tri vajzat e tij. Krendali së pari përshëndeti Kryetarin  Jashari duke i uruar një punë të suksesshme, ai ishte në vizitë së bashku me tri vajzat e tij, ku qëllimi i kësaj vizite ishte që t’i dhurohen muzeut të Familjes Jashari tri bluza, bluza këto që simbolikë e tyre ka qenë lufta, ku tri vajzat Krendali i kanë veshur në protestë gjithëpopullore të mbajtur në Rahovec me 17 mars 1998 për të përkrahur Drenicën, me moton “ Drenic Lavdi, Rahoveci është me ty ”. “Unë mendoj se këto i takojnë atyre që kanë luftuar për këtë popull dhe kanë dhënë jetën për këtë vend, andaj kam vendosur që këto bluza t’i dhuroj në Muzeun e Familjes Jasharai” theksoi Halit Krendali. Pas këtij takimi Halit Krendali së bashku me tri vajzat e tij ju drejtuan muzeut të Familjes Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …