Kryetari Jashari priti në takim Ambasadoren e Turqisë znj. Kivilcim Kiliç

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, priti në një takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, zonjën Kivilcim Kiliç, së bashku në këtë vizitë ishin edhe Agjencia Turke për bashkëpunim dhe koordinim “TIKA”, me koordinatorin, Hasan Burak Ceran. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësit e investimeve të ndryshme në komunën e Skenderajt, kryesisht në fushën e bujqësisë dhe në atë të shëndetësisë. Kryetari Jashari, njoftoi ambasadoren Kiliç për gjendjen aktuale në komunën e Skenderajt, për sfidat me të cilat po përballet kjo Komunë, si dhe për mundësit e investimeve që ofron komuna, kryetari Jashari, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim. Ambasadorja Turke ka falënderuar kryetarin JASHARI, për pritjen dhe theksoi që do të përkrahë projekte të ndryshme nga komuna e Skenderajt si dhe do të njoftoj bizneset Turke përmes konsullit, për këshilla biznesore që të vijnë në Skenderaj dhe të investojnë në fushat e ndryshme. Koordinatori i TIKA – së, Hasan Burak Ceran , falënderoi kryetarin Jashari për pritje, ku theksoi se “TIKA”, edhe me parë ka investuar ne Komunën e Skenderajt, kryesisht në shkolla dhe në shëndetësi, si dhe theksoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …