Kryetari Jashari priti në takim ambasadorin në Australi Sabri kiçmari

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, priti në takim veprimtarin e shquar dhe ambasadorin në Australi, Sabri Kiçmari, i cili ishte i shoqëruar nga Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Gjatë këtij takimi ndër të tjera u diskutua edhe për lidhjen e mërgatës me vendin e tyre, po ashtu Kryetari Jashari, e njoftoi me gjendjen dhe prioritetet zhvillimore për Komunën e Skenderajt. Pas takimit, Ambasadori, Sabri Kiçmari së bashku me Kryetarin Jashari dhe Lladrovci, vazhduan në Prekaz, ku bënë nderime dhe vendosën lule pranë varrezave në Kompleksin Memorial në Prekaz. Kujtojmë që Kryetarin Jashari, gjatë kësaj periudhe e kanë vizituar katër ambasadorë deri tani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …