Kryetari Jashari priti në takim Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale Idriz Blakaj

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku si dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike Ibush Hetemi, pritën në takim Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale Idriz Blakaj me bashkëpunëtorë. Në këtë takim u bisedua rreth Kompleksit Memorial në fshatin Marinë, ku këtu parashihet të bëhet rivarrimi i Dëshmorëve nga varrezat e fshatit Polac. Gjithashtu në këtë takim u bisedua edhe për Kompleksin Memorial “Adem Jashari ” në Prekaz si dhe për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK- së në Likoc, rreth investimeve që do të bëhen në këto monumente historike që vizitohen çdo ditë nga qytetarë të shumtë. Kryetari Jashari e falënderoj drejtorin Blakaj për vizitën e bërë dhe i siguroj se do të ketë mbështetjen e plotë të Komunës së Skenderajt në të gjitha projektet që Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale i ka paraparë për Komunën e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …