Kryetari Jashari priti në takim fëmijët e vitit të shpalljes së pavarësisë

Për nder të festës së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, takoi fëmijët e vitit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kryetari, Jashari u shpreh: sot i prita në ambientin tim të punës disa mysafirë të veçantë. Klea, Eriona, Erioni, Altini, Rinesa, Leoniti, Edonisi, Entina, Ajetja dhe Erioni, janë fëmijët e vitit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Zemra të bëhet mal kur i dëgjon teksa flasin për ëndërrta dhe dëshirat e tyre sesi e sheh ky brez vendin e tyre, Kosovën. Kemi shumë për të bërë që këtyre fëmijëve të mrekullueshëm dhe bashkëmoshatarëve të tyre, t’iu mundësojmë shkollim cilësor, t’iu krijojmë kushte të mira për t’u avancuar sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që t’i shërbejnë pastaj vendlindjes me arritjet e tyre. Më befasuan me dhurata, por as unë nuk i lash duarthatë.

Krenar me zgjuarsinë e tyre! tha kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …