Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, priti në takim Menaxherin e shërbimeve gjeodezike, nga Ministria e Infrastrukturës, Hysen Merovci.
Ky takim kishte për qëllim bashkëpunimin e komunës së Skenderajt me Ministrinë e Infrastrukturës për zgjidhjen e problemeve shpronësore të rrugës Klinë e Epërme – Polluzhë.
Kryetari, JASHARi, i ofroi Merovcit gatishmërinë për identifikimin dhe bashkëpunimin në këtë proces.