Kryetari Jashari, priti në takim në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pritën në takim në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe kabinetin e tij qeveritar, me të cilët bënë homazhe para heronjve dhe të rënëve të familjes Jashari. Kryetari Jashari, bashkë me kreun e ekzekutivit vizituan kullat dhe panë nga afër problemet infrastrukturore që ato kanë, me ç’rast kryeministri Hoti, premtoi se qeveria e re do të ndërmarrë hapa konkret në përmirësimin e kësaj gjendje. Kryetari Jashari uroj Hotin për marrjen e mandatit dhe përgjegjësive të reja, në udhëheqjen e vendit duke i dëshiruar suksese para sfidave të shumta që ka shteti ynë. “Uroj që të këtë unitet politik e partiak karshi proceseve të rëndësishme zhvillimore e integruese që presin shtetin tonë. Shpresoj që kjo qeveri të këtë përkrahje dhe bashkëpunim të mirëfilltë me komunat e Republikës së Kosovës”, tha ndërë të tjera kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …