Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin Nuredin Lushtaku pritën në një takim përfaqësues të KFOR-it Slloven. Ata së pari e uruan kryetarin Jashari për detyrën e re dhe i dëshiruan sukses në përmbushjen e synimeve.
Kryetari Jashari i siguroj përfaqësuesit e KFOR-it Slloven se do të ndërtojnë ura bashkëpunimi me ta.
KFOR-in Slloven në takim i priti edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Komunës së Skenderajt Fatbardha Haliti ku u diskutua për punët qe e presin dhe synimet për të ardhmen.