Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Drejtorin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Osman Veliu, pritën në takim, Berat Gegaj, përfaqësues i organizatës “Kosova Hope” i shoqëruar nga Valdete Gegaj, John Walden, Karen Kouch, Adam Fischer, Rilind Krasniqi dhe Donjet Bislimi, të gjithë këta nga organizata “Kosovo Hope”.
Qëllimi i takimit ishte që ndër aktivitetet që zhvillon kjo organizatë, të jetë mundësia e sjelljes së mjekëve Amerikan për një ditë pune humanitare në Skenderaj përkatësisht në Prekaz.
Në fund, Kryetari, Jashari, i falënderoi për vizitën, duke theksuar që gjithmonë është i gatshëm për bashkëpunim veçanërisht kur ka të bëjë me studentë të rinj dhe të suksesshëm për të përkrahur aktivitete që janë në të mirën e qytetarëve të Skenderajt