Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, priti në takim, Zeqir Kiqina, Ushtrues Detyre i kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim u bisedua për shërbimet që ofron Telekomi, të cilat sipas tyre do t’i shërbejnë qytetarëve të Komunës së Skenderajt për shërbime cilësore dhe efikase.
Kryetari Jashari, i falënderoi për bashkëpunimin duke theksuar se çdo bashkëpunim që është në interes të qytetarëve të Komunës së Skenderajt do të jet i mirëpritur.