Kryetari Jashari, priti në vizitë zëvendësministrin në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në vizitë zëvendësministrin në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj. Gjatë këtij takimi, Kryetari Jashari, njoftoi zëvendësministrin Gecaj, për gjendjen aktuale që është në Skenderaj si dhe për masat që ka ndërmarrë komuna për tejkalimin e kësaj situate. Jashari po ashtu informoi se në komunën e Skenderajt aktualisht të gjithë të prekurit me COVID-19 janë shëruar duke rezultuar kështu negative në të gjitha testet e bëra. Në anën tjetër në këtë takim u diskutua edhe për neglizhencën që i ka bërë niveli qendror komunave, duke mos i`u ofruar asnjë ndihmë nga buxheti i ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për tejkalimin e kësaj gjendje. Kurse për menaxhimin e situatës së pandemisë, Komuna e Skenderajt ka bartur nga drejtoria e urbanizmit, 139 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve, kërkesave dhe nevojave që vijnë si pasoj e këtij virusi. Kryetari Jashari së bashku me zëvendësministrin Gecaj, vizituan stacionin policor në Skenderaj për të parë nga afër punën që po bëhet e po ashtu edhe problemet me të cilat ballafaqohet stafi policor. Në fund të takimit, Jashari dhe Gecaj nderuan familjen Jashari duke bërë homazhe të kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …