leoni

Kryetari Jashari së bashku me Humanistin Kastrati dhuruan çelësin e banesës familjes Nebihu nga Qirezi dhe familjes Kajtazaj nga fshati Tërnov

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me Halili Kastrati nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” gëzuan familjen nga fshati Qirez duke i dhuruar një banesë të re, Valoni dhe Valentina vëlla dhe motër, dy jetima të cilëve babai dhe nëna iu ishte vrarë gjatë luftës së fundit. Ata u bënë me banesë të re, një surprizë dhe gëzim i papërshkrueshëm për ta. Po ashtu gjatë kësaj dite të muajit të shenjtë të Ramazanit, dhuruan edhe çelësin e shtëpisë familjes së Bedri Kajtazaj nga fshati Tërnovë, të cilit disa muaj më parë iu ishte djegur shtëpia. Në këtë ditë u shpërndanë edhe 60 pako ushqimore për nevojtarët në Skenderaj nga kjo shoqatë. Gjithashtu humanisti Halil Kastrati e njoftoi Kryetarin Jashari, se ditëve në vijim do të fillojë edhe ndërtimi i 3-shtëpive në Skenderaj. Kryetari Jashari pasi falënderoi shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndihmën që ju bënë familjeve nevojtare në Skenderaj, dhuroi edhe një mirënohje dhe një dhuratë simbolike, si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në përmirësimin e gjendjes sociale të popullatës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …