I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, nënshkruan memorandume bashkëpunimi për realizimin e katër projekteve, të cilat financohen nga MKRS.
-
Vazhdimi i ndërtimit të Palestres Sportive;
-
Ndërtimi i tribunave, rrethojes dhe shtrimi i zhavorit në Stadiumin e Skenderajt;
-
Rregullimi i fushës sportive në Polac;
-
Renovimi i kulmit të Qendres së Kulturës “Hasan Prishtina”.
Në proces të realizimit me mbështetjen e MKRS-së janë edhe tri projekte tjera:
-
Restaurimi i Akademisë së Parë Ushtarake të UÇK-së në Aqarevë;
-
Ndërtimi i Kullës së luftëtarit dhe atdhetarit Shaban Manxhollit;
-
Ndërtimi i Kullës së dajës Osman Geci.