Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi, zhvilluan një takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Takimi ishte i karakterit konsultativ, ku u theksuan çështje të ndryshme që janë në interes të përbashkët të qytetarëve.