Kryetari Jashari takon drejtorët e shkollave

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtori Komunal për Arsim, Bekim Latifi, kanë mbajtur një takim me të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Skenderajt, me qëllim të diskutimit për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, si dhe për mbajtjen e garave të diturisë, që organizohen nga koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Tekologjisë. Garat e diturisë do të mbahen më 11 maj 2019 (ditën e shtunë) në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, nga klasa e I deri në klasën e XII, nëpër shkollat e komunës së Skenderajt dhe do të mbikëqyren nga Drejtoria Komunale e Arsimit.

Me rastin e mbajtjes së garës për Dituri, janë krijuar mundësitë dhe hapësirat për aktivitete brenda dhe jashtëkurrikulare për nxënësit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …