Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar qytetarët për Ditën e Kushtetutës së Kosovës, duke e quajtur atë si shpirtin e shtetit tonë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nuk është thjesht vetëm një dokument ligjesh, por është shpirti i shtetit tonë që vë në lëvizje gjithë jetën institucionale, shoqërore, kulturore dhe gjithçka tjetër.
Ajo është produkt i luftës për liri, është garanci për sundim të ligjit në tërë territorin e Kosovës, si garanci e zhvillimit demokratik dhe promovon barazinë e të gjithë qytetarëve.
Urime Dita e Kushtetutës! Thuhet në urimin e kryetarit Jashari.