Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në profilin e tij në facebook ka uruar 4 korrikun, ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Në këtë datë të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilat ndajmë shumë vlera të përbashkëta, dhe me vlerësime të larta për mbështetjen e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, urojmë 243 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve!
Gëzuar 4 Korrikun! Zoti e bekoftë popullin amerikan!, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, i pari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari.