Bekim Jashari: Është absurde se si shteti 21 vjet pas luftës kullat e Jasharajve kanë mbetur nën mëshirën e fatit

Kryetari Jashari uron qytetarët për miratimin e vendimit nga Qeveria për Parkun e Biznesit në Marinë të Skenderajt

Kryetari Jashari uron qytetarët për miratimin e vendimit nga Qeveria për Parkun e Biznesit në Marinë të Skenderajt. Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua Vendimi për Parkun e Biznesit në Marinë, projekt ky që do t’i hap rrugë zhvillimit ekonomik të Skenderajt! Prej ditës së parë të punës time në krye të Komunës së Skenderajt, jam përkushtuar që të sjell investitorë me të cilët do të punojmë së bashku për ta ngritur mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Komunës dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve komunale. Andaj, sot u bë hapi i duhur duke u krijuar edhe parakushtet e nevojshme për investime. Parku i Biznesit në Marinë të Skenderajt është me interes strategjik për investitorët, ku do të mundëson krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë e Skenderajt. Në Parkun e Biznesit të Skenderajt, planifikojmë së bashku me investitorët të hapen fabrika nga investitorët, sipas planeve tona, do të gjenerojnë mbi 1000 vende pune. Projektin e Parkut të Biznesit në Skenderaj e kam diskutuar me qytetarë, ekspertë, asamblistë dhe investitorë, duke marrë mbështetjen e të gjithëve për këtë projekt madhor për komunën tonë. Falënderojmë përzemërsisht Qeverinë e Republikës së Kosovës për përkrahjen e vendimit për Parkun e Biznesit në Marinë të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …