leoni

Kryetari Jashari vazhdimisht i angazhuar në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët

Të mërkurën gjatë ditës Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka marrë pjesë në shpërndarjen e 100 kontejnerëve në bashkësinë lokale të Runikut. Ndër të tjera Kryetari Jashari në llogarinë e tij në facebook ka theksuar: ‘’Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve për menaxhim sa më të mirë të mbeturinave, kemi bërë shpërndarjen e 100 kontejnerëve në bashkësinë lokale të Runikut. Jemi të angazhuar në ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë, prandaj kohë më parë kemi shpërndarë kontejnerë në disa pjesë të qytetit dhe disa fshatra sipas prioriteteve që janë përcaktuar në planin komunal dhe sipas klientëve që janë në shërbim. Dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen deri në ofrimin maksimal të shërbimeve për qytetarët. E gjitha kjo punë që është duke u realizuar po bëhet për ngritjen e vetëdijesimit për një mjedis sa më të pastër’’.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …