Përveç investimeve në infrastrukturë, qeverisja lokale është angazhuar që të realizojë edhe obligimet që dalin nga Kontrata Kolektive për mësimdhënësit. Komuna e Skenderajt ka ndarë mjete nga buxheti i saj dhe ka filluar të paguaj pagat jubilare për të gjithë mësimdhënësit, të cilët përfitojnë nga Kontrata Kolektive, një e drejtë, të cilën qeverisja e kaluar nuk e ka përmbushur, duke i detyruar mësimdhënësit që këtë të drejtë ta kërkojnë nëpërmjet gjykatave dhe formave të tjera, e që mësimdhënësve iu ka sjellë shumë probleme, ka shkruar ndër të tjera kryetari Jashari. Postimi i plotë i kryetarit Bekim Jashari: ”Po vazhdojmë me angazhim në përkrahje të arsimit në komunën tonë. Së bashku me stafin e Drejtorisë së Arsimit kemi arritur që gjatë vitit 2019 të realizojmë shumë projekte infrastrukturore, të cilat kanë bërë që procesi edukativo – arsimor të zhvillohet në kushte sa më të mira. Përveç investimeve në infrastrukturë, qeverisja lokale është angazhuar që të realizojë edhe obligimet që dalin nga Kontrata Kolektive për mësimdhënësit. Komuna e Skenderajt ka ndarë mjete nga buxheti i saj dhe ka filluar të paguaj pagat jubilare për të gjithë mësimdhënësit, të cilët përfitojnë nga Kontrata Kolektive, një e drejtë, të cilën qeverisja e kaluar nuk e ka përmbushur, duke i detyruar mësimdhënësit që këtë të drejtë ta kërkojnë nëpërmjet gjykatave dhe formave të tjera, e që mësimdhënësve iu ka sjellë shumë probleme. Gjatë muajit dhjetor kemi arritur që të kryejmë obligimet për 105 mësimdhënës, të cilët kanë përfituar nga një pagë shtesë. Në vitin e ardhshëm, do të vazhdojmë të zbatojmë Kontratën Kolektive, ku të gjithë mësimdhënësit do të përfitojnë të drejtat e tyre, pa pasur nevojë të ndjekin rrugë të tjera për të realizuar këtë të drejtë që ua siguron kjo Kontratë. Dhe në fund, të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve ua uroj përfundimin e periudhës së parë, festat e fundvitit dhe iu dëshiroj pushime të këndshme dimërore!”.