Kryetari Jashari vizitoi nxënësit që janë duke mbajtur testin e arritshmërisë

Në Komunën e Skenderajt është mbajtur testi i arritshmërisë për klasët e IX-ta. Në një vizitë që i’u bëri Kryetari i Skenderajt së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Bekim Latifi, i uroi suksese nxënësve që u janë nënshtruar testit të arritshmërisë. Testi i Arritshmërisë në nivel vendi për nxënësit e klasave të nënta (IX), organizohet nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit. Nga komuna e Skënderajt këtij testi ju nënshtruan rreth 853 nxënës, nga 23 shkolla. Drejtoria Komunale e Arsimit në Skënderaj, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për një proces të drejtë të vlerësimit, duke organizuar testin në 5 qendra të testimit si dhe ka krijuar kushte të përshtatshme për mbarëvajtje të suksesshme të këtij procesi. Testin e administruan mësimdhënësit e ciklit fillor (1-5) të shkollave të Komunës së Skenderajt, të cilët me përgjegjësi kanë monitoruar në mënyrë që çdo gjë të rrjedh sipas planit dinamik të MASHT-it.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …