Kryetari Latifi ka takuar punëtorët shëndetësor në hapësirat e QKMF-së në Rahovec

 

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe drejtori i DSHMS-së Samir Mustafa, kanë takuar punëtorët shëndetësor në hapësirat e QKMF-së në Rahovec. Kryetari Latifi ka thënë se, praktika të tilla të komunikimit të drejtpërdrejtë me punëtorët e QKMF-së, na ndihmojnë në krijimin e stabilitetit në rrjetin e shërbimit shëndetësor parësor të komunës së Rahovecit, në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë. Po ashtu, na ndihmojnë neve si qeverisje lokale, për të kuptuar nevojat dhe sfidat e këtij sektori. Shfrytëzova rastin të falënderoj dhe përgëzoj drejtorin dhe punëtorët e QKMF-së, bashkë me AQH-në për kontributin e tyre në krijimin e masterplanit që përmban qëllimet, masat dhe veprimet që do ndërmerren nga QKMF në mënyrë që të rritet edhe më shumë cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve tanë, ka thënë mes tjerash kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …