Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati në takim me anëtarët e komitetit për arsim, kulturë, rini dhe sport, veçoi ” Arsimi dhe edukimi për ekzekutivin është objektiv programor, është synim dhe prioritet që po angazhohemi në përmbushje të standardeve si në infrastrukturë, kabinete, mjete mësimore, teknologji, palestra e terrene sportive, që e gjitha kjo po shoqërohet edhe me rritjen e kapaciteteve profesionale në shërbim të nxënësve e mësimdhënësve në të gjitha nivelet e arsimit që nga çerdhet e deri të arsimi parauniversitar, ku zhvillohet procesi edukativo – mësimor”, përfundoi Kastrati. Edhe kryesuesi i komitetit për arsim, Januz Kastrati u shpreh për bashkëpunim me institucionet komunal duke përfshirë edhe kryetarin e deri të drejtoria e arsimit, me qëllimin që të ketë sukses dhe cilësi si në mësimdhënie ashtu edhe në mësimnxënie. Më pas anëtarët e komitetit për arsim takuan edhe Komandantin e stacionit policor në Malishevë, Azem Krasniqin.