Kryetari Kastrati dhe drejtoresha e arsimit Krasniqi uruan nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, i kanë uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Malishevës, duke ju uruar një vit të suksesshëm, pavarësisht sfidave që kanë, sidomos në këtë fillim vitit shkollor. Këtë urim, kryetari Kastrati, e ka bërë gjatë vizitës që i kanë bërë SHFMU “Ismail Qemali” në Bellanicë,  së bashku me drejtoreshën e DAE, Arbëreshë Krasniqi. “I urojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës sonë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Urojmë që çdo gjë të shkoj mirë dhe të tregoni rezultate, pavarësisht sfidave që kemi në këtë fillim të vitit të ri shkollor”, ka thënë kryetari Kastrati. Ndërsa drejtoresha e DAE në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi,, ka bërë të ditur, se “janë të bërë të gjitha përgatitjet nga ana e komunës, për një fillim sa më të mbarë të këtij viti shkollor, dhe kjo falë edhe përkrahjes së pa rezervë të kryetari Kastrati”. Drejtoresha Krasniqi, gjithashtu ka bërë të ditur, se ky vit shkollor ka filluar me një sfidë të madhe, sa i përket teksteve mësimore, sidomos për ciklin e shkollimit të mesëm të ulët (nga klasa e gjashtë, deri në të nëntën), pasi tekstet e vjetra, përveç që janë të plotësuara, ka edhe mungesë të tyre, ku sipas përllogaritjeve, mungojnë rreth 12 mijë tekste dhe kjo do të jetë më shumë se sfidë për nxënësit, mësimdhënësit dhe shkollat! Përndryshe, sipas drejtoreshës Krasniqi, mësimi ka filluar në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës.

May be an image of 9 people, people studying and office

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …