Kryetari Kastrati dhe drejtori Dukolli nisin turin e vizitave te fermerët e Komunës së Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me drejtorin për Bujqësi dhe Pylltari, Sylë Dukolli, sot kanë nisur turin e vizitave tek fermerët e Komunës së Malishevës. Kryetari Kastrati dhe drejtori Dukolli sot kanë vizituar fermerët Arlind Toplana dhe Zymer Bacaliu në Kijevë si dhe Azem Zogaj e Lutfi Kryeziu në Bubavec. Kryetari Kastrati ka parë nga afër punën tejet fisnike që bëjnë këta fermerë të komunës së Malishevës, si dhe i ka njoftuar për gjithë vendimet që ka marrë Komuna e Malishevës me qëllim të përkrahjes së sektorit të bujqësisë, konkretisht vendimi për furnizimin e bidonëve të aluminit për bartjen e qumështit, vendimi për farë gruri, vendimi për pagesa direkte për bletarët si dhe vendimi për subvencionimin e qumështit 3 cent për litër, që pritët të ekzekutohet brenda pak ditëve. Fermerët që sot janë vizituar nga kryetari Kastrati dhe drejtori Dukolli, janë shprehur tejet mirënjohës dhe falënderues ndaj qeverisë Komunale për përkrahjen që po u jep sektorit të bujqësisë, me theks të veçantë ata e kanë mirëpritur dhe e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm vendimin për subvencionimin e qumështit prej 0.3 cent për litër, për të gjithë fermerët që dërgojnë qumështin në pikat grumbulluese. Gjithashtu, kryetari Kastrati tha se shumë shpejt do të hartojmë politika për përkrahjen e fermave të deleve, konkretisht përkrahjen e tyre përmes pagesave direkte.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …