Kryetari Kastrati, është takuar me humanistin dhe drejtuesin e Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit “, Halil Kastrati

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është takuar me humanistin dhe drejtuesin e Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit “, Halil Kastrati, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij në ndihmë të atyre që kanë nevojë, si dhe janë zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit në këtë drejtim.

“Me shumë kënaqësi takova humanistin e madh, njëherit bashkëvendasin tonë, Halil Kastrati, që përmes një pune të madhe, të ndershme e të shenjtë, ka gëzuar qytetarë e familje të shumta të kombit tonë”, tha pas takimit kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati. “Vullneti ynë i përbashkët është që sa më parë të hapim një dritare të re të bashkëpunimit, në mes të Komunës së Malishevës dhe Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në mënyrë që në Malishevë të jetësojmë projekte për tu dalë në ndihmë familjeve që kanë mungesë strehimi e me kushte të rënda ekonomike. Faleminderit nga zemra Halil, për përkrahjen e deritanishme të komunës së Malishevës, dhe që për asnjë moment nuk u ndale në këtë mision tëndin kaq fisnik”, është shprehur kryetari Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …