leoni

Kryetari Kastrati i ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 marsit

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, i ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 marsit ditës së mësuesit, ai ndër të tjera ka thënë: Sot është dita kur ne kujtojmë dhe nderojmë gjithë mësimdhënësit tanë, bashkë me rolin e tyre fisnik në funksion të edukimit e ndërtimit të shoqërisë tonë. Mësuesit tanë të dashur, ndër breza kanë dhënë shembuj të mirë, duke iu dhënë dije gjeneratave, e njëkohësisht duke i frymëzuar për ta dashur atdheun e për ta fituar lirinë.

Si kryetar i Malishevës i vlerësoj dhe u jam mirënjohës përpjekjeve të përditshme të secilit prej mësuesve tanë, për ti arsimuar brezat tanë të rinj, dhe besoj shumë se, ditë më të mira për shoqërinë tonë mund t’i sjellë vetëm puna jonë e përbashkët. Urime 7 Marsi! Thuhet në urimin e kryetarit Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …