Kryetari Kastrati i ofron mbështetje të plotë KKZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim pune Komisionin Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Malishevë, të udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së kryesuesit të KKZ në Malishevë, Mentor Shala.

Gjatë takimit është diskutuar organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve të planifikuara më 9 shkurt në territorin e Komunës së Malishevës, si dhe mbështetja që komuna do t’i ofrojë KKZ-së.

“Komuna është e gatshme të vërë në dispozicion të gjitha asetet e saj për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve më 9 shkurt, si dhe për përgatitjet e nevojshme,” tha kryetari Kastrati. Ai u informua në detaje nga zyrtarët e KKZ-së për përgatitjet dhe planet lidhur me procesin zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Fadil Nura

Kryetari Nura, ka folur për kontratat njëburimore, korrupsionin, aferat si dështimet kryesore të Qeverisë Kurti

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se pas gati …