Kryetari i komunës së Malishevëa Ekrem Kastrati, ishte prezent në ceremoninë e veçantë për gjithë shqiptarët, ku në prani të personaliteteve të larta të politikës, kulturës dhe shoqërisë amerikane dhe shqiptare, njëra nga rrugët kryesore në Staten Island të New Yorkut, mori emrin e patriotit të shquar shqiptar, Ismail Qemali. Nderimi i kësaj rruge me emrin e figurës së shquar të historisë sonë kombëtare, është mesazhi më i mirë se miqësia në mes të popullit shqiptar dhe popullit mik amerikan, përgjatë gjithë historisë ka qenë e shkëlqyeshme dhe si e tillë duhet të trasohet edhe nga brezat e ardhshëm, ka thënë kryetari Kastrati.