Kryetari Kastrati jep lajmin e mirë: Janë ekzekutuar mjetet për subvencionimin e qumështit dhe do të vazhdojmë me përkrahjen e bujqësisë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, e kanë vizituar sot njërën nga pikat e grumbullimit të qumështit dhe i kanë njoftuar fermerët, se janë ekzekutuar mjetet për subvencionimin e qumështit, prej 3 cent për çdo litër qumësht të dorëzuar. Po ashtu, kryetari Kastrati i ka njoftuar fermerët, se i kanë filluar procedurat edhe për furnizimin e tyre me bidon për qumësht, me qëllim të ruajtjes së cilësisë së qumështit. “Ashtu siç kemi premtuar, gjatë javës së kaluar i kemi  ekzekutuar mjetet për subvencionimin e qumështit, për gjashtë mujorin e parë, nga 3 cent për çdo litër qumësht të dorëzuar, e po ashtu ju njoftoj se i kemi filluar edhe procedurat për furnizim me bidon për qumësht, me qëllim që të lehtësohet puna juaj për ruajtjen e cilësisë së qumështit, dhe premtoj se do të vazhdojmë me përkrahje në të gjitha fushat e bujqësisë”, ka thënë kryetari Kastrati, gjatë vizitës në pikën e grumbullimit të qumështit në Tërpezë e Poshtme, te fermeri Sami Krasniqi. “Unë ju falënderoj juve fermer e bujq të komunës sonë, për punën dhe mundin që bëni. E di djersën e bujkut, prandaj angazhimi ynë do të jetë maksimal, për përkrahje në të gjitha fushat e bujqësisë dhe buxheti do të ndahet drejtë për çdo sektor”, tha Kastrati, i cili gjithashtu tha se “qëllim i yni është, që të kemi sa më shumë produkte vendore në treg dhe në “sofrat” tona, ndërsa për çdo problem që kanë bujqit, dera e kryetarit të komunës, është hapur për ta”. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, ka bërë të ditur, se janë ekzekutuar mjetet për subvencionim të qumështit, në vlerë prej 30 mijë euro, për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, për mbi 80 fermer të Komunës së Malishevës, të cilët e dorëzojnë qumështin në pikat grumbulluese dhe kjo përkrahje për qumësht, por edhe në fushat tjera të bujqësisë do të vazhdoj. Ai po ashtu ka bërë të ditur “se janë duke punuar, që në vitin tjetër të rritet përkrahja në bujqësi”.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …