Me ftesë të kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj, njëherit kryetar i Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon dhe të kryetarit të Lezhës Pjerin Ndreu, kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në shënimin e 578 vjetorit të “Besëlidhjes së Lezhës”. Ky përvjetor u shënua në sheshin që mban emrin e heroit tonë të madh “Gjergj Kastrioti”, kjo datë është shumë e rëndësishme për historinë tonë kombëtare.
Të pranishëm në këtë përvjetor ishin edhe shumë personalitete tjera si nga Shqipëria po ashtu edhe nga Kosova.