Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka pritur në një takim të veçantë, bashkëvendësin, të talentuarin Mirjon Samadraxha, njëherit themeluesin e Klubit të Futbollit të të Amputuarve të Kosovës, që ditë më parë është pranuar në Federatën Evropiane të Futbollit të të Amputuarve – EAFF. Mirjonit kryetari Kastrati i shprehu gatishmërinë institucionale për ta përkrahur në këtë rrugëtim historik të zhvillimit të këtij sporti, me shpresë që sa më parë të nisin epokën e sukseseve edhe në arenën ndërkombëtare.