Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka uruar gjithë shqiptarët gjithandej të besimit islam festën e Fitër Bajramit.
Në rrjetin e tij social Kastrati ka shkruar:
Qytetarë të dashur të komunës së Malishevës, shqiptarë gjithandej të besimit islam, ju uroj nga zemra përfundimin e këtij muaji të bekuar të Ramazanit, muajit të sakrificës, paqes e solidaritetit.
Uroj që Zoti i Madh të na ketë pranuar agjërimin dhe lutjet tona gjatë këtij muaji të shenjtë e të bekuar!
“URIME FITËR BAJRAMI!, thuhet në urimin e kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.