Kryetari Kastrati mbajti takimin e dytë publik me qytetarë  për vitin 2022

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në kuadër të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve në raport me qytetarët, e ka mbajtur takimin e dytë publik me qytetarë, ku e ka prezantuar punën, të arriturat dhe aktivitetet e qeverisë komunale, gjatë vitit 2022. Më pas ka bashkëbiseduar me qytetarët për çështje të ndryshme me interes për qytetarët dhe komunën. Kryetari Kastrati, fillimisht i ka njoftuar të pranishmit me realizimin e projekteve në Komunën e Malishevës dhe angazhimet e tij dhe të qeverisë komunale, në realizimin e projektit madhor për “Malishevën Urbane”, për çka edhe e ka marrë besimin e qytetarëve, pastaj investimet tjera në fshatra, në bujqësi, dhënien e subvencioneve në fusha të ndryshme, bursa për 316 student dhe shumë projekte tjera që lidhen me jetesën dhe mirëqenien e banorëve të Komunës së Malishevës. Pas prezantimit të të arriturave dhe angazhimeve të qeverisë komunale, për zhvillimin e Komunën së Malishevës, Kryetari Kastrati ka biseduar me të pranishmit, për çështje tjera me rëndësi dhe interes për qytetarët, fshatrat dhe komunën në përgjithësi, si dhe është përgjigjur në të gjitha pyetjet e parashtruara nga të pranishmit. Në fund, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, me rastin e festave të fund vitit, si dhe është zotuar se do të vazhdoj të jetë i përkushtuar në realizimin e objektivave dhe synimeve për zhvillimin e përgjithshëm të Malishevës dhe realizimin e projektit për “Malishevën Urbane”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …