Kryetari Kastrati mbledh Bordin e Drejtorëve, kërkon përkushtimin e tyre për të bërë punë të mira për Malishevën

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur mbledhjen e parë me Bordin e Drejtorëve të Komunës, të cilët i ka emëruar ditë më parë. Në këtë takim të Bordit të Drejtorëve, i pari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, fillimisht ka uruar nënkryetarin Vesel Krasniqi dhe drejtorët e rinj për marrjen e përgjegjësive të reja në drejtimin e institucioneve komunale, si dhe ju ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë bashkëpunues me të gjithë. Gjithashtu, kryetari Kastrati me anëtarët tjerë të Bordit kanë diskutuar edhe për çështje tjera të rëndësishme, konkretisht për Planin e Punës për Vitin 2022, me theks të veçantë përmirësimin e shërbimeve të administratës komunale, ngritja e nivelit të sigurisë nëpër shkollat tona, situate me menaxhimin e pandemisë dhe ofrimin e shërbimeve tjera shëndetësore. Kryetari Kastrati ka kërkuar nga drejtorët e Komunës së Malishevës, që të jenë bashkëpunues dhe të përkushtuar në realizimin e planeve të punës, në mënyrë që bashkë të bëjmë më të mirën për qytetarët tanë dhe zhvillimin e komunës së Malishevës.​

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …