Kryetari Kastrati mori pjesë në fillimin punimeve në ndërtimin e rrugëve në Mleqan

Në kuadër të realizimit të projekteve dhe investimeve kapitale në Komunën e Malishevës, kanë filluar punimet në ndërtimin e dy rrugëve në fshatin Mleqan. Punimet në këto dy rrugë, i kanë parë nga afër edhe i pari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i urbanizmit, Avdi Morina, të cilët gjatë vizitës në Mleqan, janë takuar edhe me banorët. “Jam i kënaqur që kemi filluar punime dhe me realizim të projekteve, pjesë e investimeve kapitale në komunën tonë, projekte të cilat do të vazhdojnë të realizohen sipas planifikimeve të parapara për këtë vit. Juve banorë të Mleqanit, i gëzofshi këto rrugë dhe këto investime që janë duke u realizuar në fshatin tuaj”, ka thënë kryetari Kastrati, gjatë vizitës në Mleqan.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, ka bërë të ditur, se në këtë fshat, krahas investimeve tjera, kanë filluar punimet edhe në ndërtimin e dy rrugëve, me gjatësi prej një kilometri, përkatësisht rrugët “Rizah Hajdini dhe “Hidajet Kryeziu”, ndërsa ndërtimi i këtyre rrugëve, do të kushtojë mbi 62 mijë euro dhe mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …