Kryetari Kastrati mori pjesë në shpalosjen e Lapidarit të dëshmorit Ali Zogaj në Llapushnik dhe martirit Hysen Bibaj në Lladroc

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot ka marrë pjesë në shënimin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Lladroc. Fillimisht kryetari Kastrati së bashku me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK -së në Malishevë, kanë bërë nderime dhe homazhe pranë Lapidarit të dëshmorëve në Lladroc, më pas kanë marrë pjesë në shpalosjen e Lapidarit të martirit Hysen Bibaj. Më pas, në kuadër të shënimit të kësaj dite të rëndësishme është mbajtur edhe manifestimi qendror në fshatin Llapushnik, ku edhe është bërë shpalosja e Lapidarit të heroit Ali Zogaj “FORCA”, pikërisht në vendin e tij të rënies, pranë bunkerit që tashmë është rinovuar dhe është i qasshëm për vizitorët. Në këtë manifestim qendror kanë marrë pjesë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ish komandanti i Brigadës 121 Kumanova, Fatmir Limaj, kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari,  nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, nënkryetari i Malishevës, Vesel Krasniqi, përfaqësues të organizatave të dalë nga lufta e UÇK-së, dega në Malishevë, Metush Kryeziu, Sinan Gega, ish deputetja Xhevahire Izmaku, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, banorë të fshatrave Lladroc e Llapushnik dhe qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi. Kryetari Kastrati, në një fjalë rasti theksoi se ngjarje të tilla janë tejet të rëndësishme, për faktin se janë të mbushura me plotë kujtime historike, ku për lirinë dhe çlirimin e vendit ranë shumë dëshmorë, ranë shumë djem e vajza të kësaj toke, të cilët për sa të kemi jetë duhet ti kujtojmë, ti nderojmë e tu jemi mirënjohës. Gjithashtu, edhe ish komandanti i UÇK -së, Fatmir Limaj, foli me plotë emocion para të pranishmëve, dëshmorët tanë janë vet shëmbëlltyra më e mirë e sakrificës dhe përpjekjeve të një populli të tërë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Gjithashtu, kryetari i Nismës Socialdemokrate, tha se historia jonë dhe sakrifica e gjithë dëshmorëve, që erdhi në pah në mbështetje të kushtrimit të komandantit legjendar Adem Jashari, e familjes së tij dhe gjithë djem e vajzave, të cilët po këtij kushtrimi i dhanë jehonë me krismat e pushkëve që Kosova jonë të jetë përfundimisht e lirë. Edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK -së, Xhavit Jashari, me një fjalë rasti e përshëndeti organizimin për shënimin e këtij 25 vjetori, si dhe nismën për ndërtimin e Lapidarit të dëshmorit Ali Zogaj në vendin e tij të rënies në Llapushnik. Përfaqësuesit kryesorë të institucioneve lokale, së bashku me ish akterët kryesor të luftës çlirimtare, të shoqatave të dala nga lufta e UÇK -së dhe familjarë të dëshmorëve, e bën edhe shpalosjen e Lapidarit të dëshmorit Ali Zogaj  në fshatin Llapushnik.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …