Pas një angazhimi të vazhdueshëm me qëllim që të bëhet më e mira për fermerët e komunës së Malishevës, kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka nënshkruar një marrëveshje të bashkëfinancimit me organizatën Islamic Relief Kosova, për të mbështetur fermerët meritorë me mekanizëm bujqësor. Kryetari Kastrati i është shprehur mirënjohës Drejtorit të Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, për këtë mbështetje që do të ketë impakt në fuqizimin e bujqësisë në komunën e Malishevës.