Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, sot ka pritur në takim përfaqësuesin e organizatës Qatar Charity, z. Gëzim Syla, me të cilin diskutuan për një nismë të mbarë të bashkëpunimit në mes të Komunës së Malishevës dhe organizatës Qatar Charity, me seli në Kosovë. Kryetari Kastrati u shpreh tejet mirënjohës ndaj organizatës në fjalë, me të cilën tashmë veç ka filluar një bashkëpunim konkret, përmes firmosjes së një Memorandumi të Bashkëpunimit, që është nënshkruar nga kryetari Kastrati dhe drejtori i organizatës Qatar Charity, zyra në Kosovë, z. Esam Dabab, ku parashihet hapja e 9 (nëntë) puseve për ujë të pijes, për familjet në kushte të rënda ekonomike në territorin e Komunës së Malishevës. Kryetari Kastrati ka thënë se, ky Memorandum po i hap rrugë thellimit edhe më tej të bashkëpunimit me organizatën Qatar Charity, duke theksuar se shumë shpejt bashkëpunimi do të zgjerohet edhe në disa fusha tjera, si shëndetësi, bujqësi, etj, gjithnjë përmes projekteve konkrete dhe me interes për qytetarët e Komunës së Malishevës.