Kryetari Kastrati ngushëllon familjet e dy të vdekurve të cilët humbën jetën në aksidentin e sotëm

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ju ka shprehur ngushëllime familjareve të të vdekurve në aksidentin e trafikut që ka ndodhur gjatë ditës së sotme, afër fshatit Drenoc, e ku kanë humbur jetën dy persona. “Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllime për familjarët e juaj, që sot tragjikisht në një aksident trafiku kanë humbur jetën. Kjo është humbje për të gjithë ne, andaj ju familjarë, bëhuni të fortë dhe kalojeni sa më lehtë këtë dhimbje”, thuhet mes tjerash në ngushëllimin e kryetarit Kastrati, drejtuar familjarëve. Përndryshe, me të marrë informacionin e parë për ngjarjen e sotme, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është njoftuar nga ana e organeve lidhur me ngjarjen tragjike. “Të nderuar qytetarë, e sidomos ju vozitës, ju lutem bëni kujdes gjatë vozitjes, në mënyrë që ti evitojmë këto aksidente. Jeta e secilit prej jush, është shumë më e vlefshme se çdo gjë tjetër, prandaj, respektoni rregullat në komunikacion dhe bëni kujdes”, ka bërë thirrje kryetari Kastrati, nga vendi i ngjarjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …