Kryetari Kastrati paraqiti raportin vjetor para asamblistëve

Në mbledhjen e katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës së Malishevës, të cilën e drejtoi, kryesuesi, Argjend Thaçi, u miratua rendi i punës së kësaj mbledhje me  shtyrjen e vetëm tri pikave, ndërsa u miratuan 19 pika dhe u shqyrtuan nga asamblistët. Në këtë mbledhje u formua, komisioni për shënimin e 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, më pas, Kryetari  Ekrem Kastrati para asamblistëve paraqiti Raportin e punës për vitin 2023, ku ndër të tjera  në këtë raport janë prezantuar të arriturat e qeverisë lokale. Raporti fillon me koordinimin e  punëve me drejtorë të drejtorive, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe realizimit të punëve sipas planeve përkatëse. Mbajtja e takimeve të rregullta me drejtorë të drejtorive, përcaktimi i detyrave dhe raportimi për punët e realizuara. Mbikëqyrja e realizimit të buxhetit të Komunës dhe realizimit i të hyrave vetanake për vitin 2023, si dhe shfrytëzimi sa më racional i mjeteve buxhetore. Mbikëqyrja e realizimit të projekteve kapitale të Komunës. Raportimi i rregullt në Kuvendin e Komunës – çdo 3 muaj për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore. Propozim aktet për shqyrtim dhe miratim në Asamblenë Komunale Mbikëqyrja në ngritjen e performancës në Administratën e Komunës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët. Takimet publike me qytetarët, për çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe dy takimet vjetore, që janë edhe obligim ligjor. Bashkëpunimi me institucionet qendrore, për projekte me interes për qytetarët dhe komunën. Takime dhe bashkëpunime me organizata qeveritare dhe OJQ vendore e ndërkombëtare, përfaqësues të USAID-it, OSBE-së, KFOR-it, dhe me organizata humanitare, me të cilat janë realizuar edhe disa projekte në bashkëfinancim, në fushën e mirëqenies sociale, Bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha shoqatat e dala nga lufta, me pensionistët, veteranët e arsimit, etj. Ka përfaqësuar Komunën nëpër vizita zyrtare, gjithnjë në funksion të bashkëpunimit dhe mundësisë së sjelljes së investuesve të mundshëm në territorin e komunës së Malishevës. Furnizimi me ujë të pijes është një nga problemet me të mëdha me të cilën komuna është duke u ballafaquar ndër vite. Qeverisja komunale ka vazhduar me angazhimin e saj rreth mundësisë së realizimit të projektit për furnizimin me ujë të pijes për të gjithë fshatrat e komunës së Malishevës, përmes kyçjes në ujësjellësin e Radoniqit. Sikurse çështja e ujit, pa dyshim se një ambient i pastër është synim i  përbashkët. Bashkëpunimi me institucionet qendrore gjatë këtij viti raportues ka qenë domosdoshëm megjithëse i vështirë. Në funksion të adresimit të kërkesave për të marrë përkrahje për projekte zhvillimore për komunën e Malishevës, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Malishevës, së bashku me bashkëpunëtorë, vazhdimisht komuna ka zhvilluar takime me disa nga ministritë që lidhen ngushtë me fushën e projekteve të tyre. Ka pasur bashkëpunime me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, të cilave komuna u është drejtuar me disa kërkesa për përkrahje të disa nga projekteve, të cilat kanë nevojë për më shumë buxhet së sa janë mundësitë komunale. Disa nga projektet që janë realizuar dhe janë në realizim e sipër përmes bashkëpunimeve me institucionet qendrore janë këto: Në 3 vitet e fundit, periudhat e dimrit kanë qenë një problem i madh për komunën e Malishevës, pasi që ka qenë ndër komunat e vetme në nivel vendi, që në ditët më të ftohta, është ballafaquar me mungesë të theksuar të energjisë elektrike. Në funksion të zgjidhjes së këtij problemi, komuna ka zhvilluar takime të me të gjitha institucionet qendrore që janë përgjegjëse për sigurimin e energjisë elektrike për qytetarët. Ka pasur diskutime për veprimet që duhet t’i ndërmarrin si palë, në mënyrë që komuna e Malishevës të ketë rrjetin e ri elektrik, e me kapacitete të nevojshme nëpër secilin fshat të Malishevës. Siç edhe jeni informuar është arritur marrëveshja me KEDS/KESCO për shtrirjen e një kablloje të re që do të rrisë kapacitetin e furnizimit me rrymë në komunën e Malishevës me çka do të arrihet të zvogëlohen reduktimet e rrymës. Komuna është duke bashkëpunuar shumë me KOSTT për ndërtimin e Trafostacionit prej 220kW në Malishevë. Gjatë këtij viti është bërë hartimi i projektit për nënstacionin për Malishevën, është ndarë parcelën përmes Asamblesë, mirëpo aktualisht ka pengesa nga niveli qendror. Komuna e Malishevës është ndër komuna që përmes politikave të saj, ka arritur t’u del krah në masë të madhe familjeve të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale. Si qeverisje komunale por edhe në bashkëpunim me donatorët, gjatë kësaj periudhe të raportimit komuna e Malishevës ka realizuar këto nisma: Është përkrahur ndërtimi i mbi 15 shtëpive të banimit. Është bërë  hapja e 75 bunarëve për familjet në nevojë. Janë përkrahur me pako ushqimore mbi 1000 familje. Janë përkrahur me mjete financiare nga kategoria e subvencioneve mbi 150 raste me probleme shëndetësore, gjithmonë në përputhje më mundësitë buxhetore për këtë kategori e që është e kufizuar në raport me kërkesat e shumta që vinë në adresën komunale. Bashkëpunimi me partnerë dhe donatorë, qoftë vendorë apo ndërkombëtarë është e domosdoshme, sepse vetëm duke bashkëpunuar mund të bëhen punë të mira për qytetarët. Ka vazhduar bashkëpunimi me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, pranë së cilës komuna ka adresuar një kërkesë për ndërtimin e dhjetëra shtëpive për familjet që kanë kushte të rënda, ku përparësi kanë fëmijët që janë jetimë, të moshuarit, por edhe familje tjera që nuk kanë kulm mbi kokë dhe që njëkohësisht kanë edhe truall të tyre. Në bashkëpunim me këtë shoqatë janë përkrahur rreth 500 familje me pako ushqimore. Komuna ka bashkëpunuar me organizatën që financohet nga Qeveria Gjermane, “Help Kosova”, më ç’rast kanë nënshkruar kontrata për grante me përfitues nga komuna e Malishevës. Ka vazhduar implementimi i projektit nëpër shkolla, konform marrëveshjes së bashkëpunimit me organizatën zvicerane ABSM, në fushën e arsimit profesional. Ka pasur bashkëpunime edhe me organizatën Qatar Charity në bashkëpunim me të cilët janë realizuar disa projekte si:Hapja e bunarëve për qytetarët e komunës së Malishevës me kushte të rënda ekonomike. Përkrahja e fermerëve të komunës së Malishevës me mekanizëm bujqësor. Fillimi i projektit për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet në nevojë, konform marrëveshjes së bashkëfinancimit me Komunën. Komuna ka bërë kërkesë pranë organizatës së Qatar Charity për ndërtimin e një QMF të re në Kijevë Gjithashtu, komuna e Malishevës ka aplikuar në projekte ndërkufitare të Bashkimit Evropian, përmes një marrëveshje të bashkëpunimit me Komunën e Kumanovës (nuk është përkrahur). Është nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Strugës, me karakter të përgjithshëm. Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi  edhe raporte të cilat i prezantuan drejtorët e drejtorive,  të komiteteve si dhe kërkesat e qytetarëve  të natyrave të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …