Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, për dy ditë radhazi, së bashku me kolegët e komunave tona, dhe të parin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, vizituan Komunën e Tetovës, dhe më pas, bashkë edhe me kryetarin e saj, Bilall Kasami, vazhduan këtë udhëtim drejt një qytetit të bukur e tejet miqësor, siç është Pogradeci, që drejtohet nga një kryetar punëtor e tejet fisnik, si Ilir Xhakolli. Diskutimet e shumta, shkëmbimi i përvojave, debatet tejet pozitive për çështjet që na bashkojnë, ishin pikat kyçe që e shoqëruan këtë vizitë, dhe për këtë një mirënjohje të thellë meriton edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, si bartës kryesor i këtij organizimi.