leoni

Kryetari Kastrati priti disa fëmijë me sindrom down

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka pritur në takim disa fëmijë me sindrom down, ai tha: Kisha kënaqësinë që sot, pikërisht në Ditën Botërore të Sindromit Down, të pres në zyrën time disa fëmijë të mrekullueshëm, me të cilët kalova momente të bukura. Krijimi i kushteve të barabarta për arsimim, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të të gjithë personave me nevoja të veçanta në komunën e Malishevës, është një nga synimet e qeverisjes sonë lokale. Për asnjë moment nuk do të ndalemi, që përmes përkrahjes sonë institucionale, kësaj kategori shoqërore t’i sigurojmë kushte dhe të drejtat e barabarta që meriton.

Mirënjohje të thellë edhe për stafin mbështetës dhe udhëheqësin e shkollës “Ibrahim Mazreku”, që po bëjnë një punë të shkëlqyer në përkrahje të këtyre fëmijëve të dashur.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …