leoni

Kryetari Kastrati priti komandantët e pikave kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë, Sinani dhe Krasniqi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur në një takim pune komandantët e stacioneve policore të pikave kufitare në Morinë, Medat Sinani nga Shqipëria dhe Azem Krasniqi nga Kosova.

Gjatë takimit, kryetari Kastrati i ka shprehur falënderime dhe ka përgëzuar komandantët për punën dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në këtë pikë kufitare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes autoriteteve të sigurisë të të dyja shteteve për mirëqenien e qytetarëve.

Po ashtu, komandantët Sinani dhe Krasniqi kanë falënderuar kryetarin Kastrati për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, duke shprehur angazhimin e tyre për një funksionim të suksesshëm të pikës kufitare, për të siguruar paqen dhe rendin në dy anët e kufirit.

Kontrolloni gjithashtu

Po mbahet punëtoria për qeverisjen e përgjegjshme gjinore në nivel lokal, komuna e Vitisë merret si shembull nga OSBE-ja

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka nisur sot punimet e një punëtorie …