Kryetari Kastrati priti mërgimtarët tanë të cilët fituan turnirin humanitar të futbollit në Gjermani

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur në takim përfaqësuesit e ekipit të futbollit të vogël, FC Malisheva, Afrim Krasniqi dhe Sejdi Zabelaj, të cilët kanë fituar turnirin humanitar të organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare në Reutlingen të Gjermanisë. “Është kënaqësi të takosh dhe të bisedosh me mërgimtarët tanë, të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme, por edhe më kënaqësi është të takosh ata të cilët krahas përditshmërisë së tyre, japin kontribut edhe në forma tjera, sikur edhe ekipi i futbollit të vogël, FC Malisheva, të cilët kanë fituar turnirin humanitar të organizuar nga qendra kulturore shqiptare në Reutlingen të Gjermanisë, dhe mjetet e fituara janë dhënë për bamirësi në Kosovë”, është shprehur kryetari Kastrati. “Ju jemi mirënjohës për kontributin që jepni për vendin, në të gjitha format e mundshme, qoftë përmes këtyre aktiviteteve, e po ashtu edhe me organizimin që keni si mërgimtar në qendrat apo shoqatat kulturore, në Gjermani apo vendet tjera”, ka thënë Kastrati, duke i falënderuar për kontributin dhe vizitën që i kanë bërë Komunës së Malishevës

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …