Kryetari Kastrati priti në takim anëtarët e komitetit për arsim, kulturë, rini dhe sport

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim pune anëtarët e Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport. Qëllim i këtij takimi ishte bashkëpunimi sa më i mirë mes kryetarit dhe këtij komiteti dhe rritja e cilësisë në fushat e arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit. Ky ishte takimi i parë për këtë vit, në mes kryetarit të komunës së Malishevës dhe këtij komiteti, që është organ i Kuvendit të Komunës në Malishevë. Kryetari Kastrati, ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim me këtë komitet dhe organet tjera, me qëllim të rritjes së cilësisë, në fushën e arsimit, por edhe në fushat tjera, si sporti, kultura dhe rinia.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …