Kryetari Kastrati priti në takim drejtoreshën e Odës Ekonomike Gjermano- Kosovare

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati bashkë me nënkryetarin Vesel Krasniqi, sot kanë pritur në takim, drejtoreshën menaxhuese të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani dhe menaxheren e Politikave dhe Marrëdhënie me Qeverinë, Sytrime Dervisholli. Kryetari Kastrati, e ka falënderuar drejtoreshën Hasani për gatishmërinë e saj dhe të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, për të hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit me Komunën e Malishevës, me theks të veçantë për fushat me interes të përbashkët. Mes shumë temave të diskutimit, në këtë takim një theks i veçantë i është vënë nevojës imediate që ka Komuna e Malishevës, për ekspertë të fushave të ndryshme, me theks të veçantë të atyre që kontribuojnë në funksion të realizimit të projektit tonë të madh për Malishevën Urbane. Gjithashtu, në këtë takim kryetari Kastrati dhe drejtoresha Hasani, ranë dakord që sa më parë të nisë një bashkëpunim sa më konkret mes Komunës së Malishevës dhe OEGJK-së, në funksion të realizimit të projekteve me qëllim të përkrahjes së bizneseve të reja, pastaj sektorin e arsimit, duke mos lënë anash edhe mbështetjen e fermerëve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …