Nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët (SHFMU) “Gjergj Kastrioti” nga fshati Llazicë, përkatësisht niveli i klasave të pesta, me qëllimin e realizimit të mësimit praktik të një ore mësimore se si funksionojnë institucionet komunale, dhe cilat shërbime e detyra të punës i kryejnë. Vizitën e nisen, të Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Ai bashkëbisedojë me nxënësit dhe u tregoi për rolin e detyrat që kryejnë kryetari i komunës, drejtoritë dhe sektorët komunal. Nxënësit i drejtuan disa pyetje kryetarit në lidhje me projektet që komuna ka për shkollat e Malishevës. Kryetari Kastrati iu përgjigj nxënësve, se do të jetë në dispozicion për çdo kërkesë që ka të bëjë me përmirësimin e kushteve në të gjitha shkollat e komunës. Ai i falënderoi nxënësit, drejtorin e shkollës Nazmi Foniqin, mësuesen dhe shprehu mirënjohje për punën e mirë që po bëjnë në edukimin e arsimimin e nxënësve.
Drejtori i shkollës, Nazmi Foniqi u shpreh pozitivisht për Kryetarin e Komunës, Ekrem Kastratin, ekzekutivin komunal për investimet në shkollën që drejton, kushtet që ka shkolla brenda e që plotëson për mësimdhënie cilësore, por edhe ato të ambientit të jashtëm.