Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, priti të enjtën në një takim pune Komandantin e KFOR-it për Rajonin e Perendimit, Kolonelin Francesco Errico.
Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në komunë, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.
Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për të garantuar një mjedis të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët.
Kryetari Kastrati falënderoi, kolonelin, Fancesco Errico për mbështetjen e vazhdueshme dhe për rolin e tyre në garantimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.
Nga ana e tij, koloneli Errico theksoi përkushtimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet lokale dhe komunitetin në komunën e Malishevës.
Takimi përfundoi me zotimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të mirë të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, si dhe në shenjë vlerësimi për punën e mirë të bërë nga qeveria lokale, Kolonel Errico, dhuruoi një pikturë nga vendi që vije, për Kryetarin, Ekrem Kastrati.
Po, sot ata dhuruan 14 llaptop dhe poaq projektorë për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Qemali” në Bellanicë.
Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, i shprehu mirënjohjen për këtë kontribut të rëndësishëm të dhënë, dhe theksoi se këto mjete mësimore prej 14 llaptopëve dhe projektorëve për kabinetin e teknologjisë dhe informatikës, do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin në procesin mësimor, si nga mësimdhënësit ashtu edhe të nxënësit.
Donacionin e pranoi, drejtori i Shkollës “Ismail Qemali”, z. Xhevdet Zogaj.
Kurse në fund Komandantit të KFOR-it për Rajonin e Perendimit, Kolonelit Fancesco Erricos, iu nda mirënjohje nga drejtori i shkollës që përfitoi donacionin.