Kryetari Kastrati priti në takim presidentin e KOK-ut Ismet Krasniqi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur sot në takim, presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, me të cilin kanë biseduar për çështje të ndryshme, që lidhen me sportin, infrastrukturën sportive dhe  zhvillimet e përgjithshme në sport dhe federatat sportive. Kryetari Kastrati, pasi e ka falënderuar presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqi, vizitën e tij e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme edhe në aspektin e motivimit për të rinjtë sportist të komunës sonë, si dhe për përpjekjet e Komunës së Malishevës, për zhvillimin e sportit, përmes ndërtimit të infrastrukturës sportive, jo vetëm në sportet ku dallohet Malisheva, por edhe në sporte tjera. Nga ana tjetër, edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, e ka falënderuar kryetarin Ekrem Kastrati, për pritjen e bërë, por edhe angazhimet e kryetarit dhe Komunës së Malishevës, në zhvillimin e përgjithshëm të sportit. Kastrati e Krasniqi, kanë biseduar edhe për çështje tjera me rëndësi, në fushën e sportit dhe përfaqësimit sa më të mirë të Kosovës, në arenën ndërkombëtare. Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe zyrtarë përgjegjës komunal dhe përfaqësues të ekipeve të ndryshme nga Komuna e Malishevës, e të cilët po e përfaqësojnë denjësisht vendin tonë në garat e niveleve të ndryshme.

May be an image of 6 people, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …